Në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, busti i një prej figurave më të shquara të saj, Heroi i Popullit Selam Musai (Salaria), u vendos pranë rrethrrotullimit te Komuna e Parisit.

Zbulimi i bustotit të heroit u bë në një ceremoni të posaçme, ku morën pjesë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetari i Bashkisësë Tiranës Erion Veliaj, Ministri i Diasporës Pandeli Majko, e mjaft personalitete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është mënyra më e mirë për të kujtuar edhe 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet.

?Të presim Selam Musanë në Tiranë pas 100 vitesh është mënyra më e mirë për të kujtuar edhe 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Kemi shumë nevojë të flasim për modernizimin, për integrimin, sesi do të ecim përpara, por një popull që nuk e di nga ka ardhur, nuk di as ku do të shkojë. Teksa sot përballemi me situata si pandemia apo rindërtimi i shtëpive pas tërmetit, lipset të kujtojmë se kemi mbërritur këtu falë betejave të vazhdueshme?, deklaroi ai.

Veliaj shtoi se vepra e Selam Musait, ndonëse në moshë të madhe, tregoi se asnjëherë nuk është vonë për t?i shërbyer kombit.

?Asnjëherë nuk është vonë për t?i shërbyer vendit tënd. Selam Musai, në moshën 63-vjeçare, tregoi se kurrë nuk është vonë për të kontribuuar, edhe në qofsh burrë në moshë. Kemi mjaftueshëm shembuj se pavarësisht moshës, askush nuk është shumë i ri apo shumë i vjetër për t?i shërbyer Tiranës, Shqipërisë dhe Atdheut tonë, kurdo kur jemi thirrur të shërbejmë?, u shpreh ai.

Veliaj nënvizoi se Tirana do të vijojë nderimin e figurave historike, që kanë lënë gjurmë në ndërtimin e shtetit shqiptar. Pas bustit të Selam Musait, Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me një tjetër projekt, atë të bustit dhe të përmendores së Ismail Qemalit.

Deputeti i PS, Pandeli Majko falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe kryeparlamentarin Ruçi për angazhimin dhe nderin që i bëjnë Njësisë 5, ku jeton një komunitet i rëndësishëm nga Vlora.

?Jemi shumë të nderuar që kjo figurë e Labërisë, simbol i rezistencës së popullit shqiptar, do të jetë në Njësinë 5. Ai i tregoi botës dhe opinionit ndërkombëtar se shqiptarët dinë të luftojnë?, tha Majko.

Selam Musai vjen nga një familje me tradita patriotike dhe ishte udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë dhe ra heroikisht për çlirimin e saj. /tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/